Foto ilustruese

Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit

28 Shtator, 18:05| Përditesimi: 28 Shtator, 18:44

  • Share

Korçë- Një 37 vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe sende shtëpiake në një banesë në Korçë.

Ka qenë pronari i shtëpisë ai që ka bërë denoncimin rreth orës 13:00 në Komisariat, duke deklaruar se mesditën e sotme pas kthimit nga Greqia ka parë se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera, informoi sot policia.

Nga hetimet e kryera të uniformave blu rezultoi se hajduti ishte një burrë i cili në vitin 2021 ka qenë i dënuar për një seri vjedhjesh në qytet.

"Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur", thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi oficerët shkuan në banesë dhe i thanë që duhet të vinte në komisariat burri ka përplasur derën duke thyer xhamin e saj dhe më pas ka tentuar të largohet nga dera e tualetit. Por tentativa e tij ka dështuar pasi u vendos në pranga.

Fillimisht ai u dërgua në spital për shkak se u dëmtua në dorë nga xhamat e derës dhe më pas u shoqërua në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?