Foto ilustruese

Kronikë

Korçë/ Vodhi para dhe mallra të ndryshme në një lokal, arrestohet i riu

10 Shtator, 11:38| Përditesimi: 10 Shtator, 11:43

  • Share

Korçë-Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte me thyerje në një dyqan.

Të dyja ngjarjet u regjistruan gjatë natës në lagjen nr.7 të qytetit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i riu.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas:  

-ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal;

-ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat.  

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?