Kronikë

Korçë/ Zjarr në nënstacionin elektrik, disa zona pa energji elektrike

17 Korrik 2024, 19:57| Përditesimi: 17 Korrik 2024, 20:39

  • Share

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në nënstacionin elektrik, afër ‘Lagjes 18’, në Korçë.

Si pasojë e këtij zjarri mësohet se 1/3 e qytetit mbeti pa energji elektrike, ndërsa në disa lagje tashmë ka filluar rikthimi i energjisë elektrike.

Sipas gazetarit të Report Tv, Armando Braho dyshohet se zjarri ka nisur nga një defekt në një fider si pasojë e mbingarkesës.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?