Kronikë

Korçë/ Gjendet i vdekur brenda banesës 70-vjeçari, policia: Kishte humbur jetën prej disa ditësh (EMRI)

2 Shtator, 19:14| Përditesimi: 2 Shtator, 20:25

  • Share

Korçë- Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e sotme në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është Niko Kita

Mësohet se i moshuari kishte 2 vajza, një në Amerikë dhe tjetra në Itali. Por 70-vjeçari jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.

Teksa Policia në njoftimin zyrtar thotë se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë para disa ditësh, fqinjët jashtë kamerave bien në kontradiktë, pasi sipas tyre hera e fundit që e kanë parë viktimën ka qenë një ditë më parë rreth orës 10:00.

Ata gjithashtu pretendojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda pak ditëve në Korçë. Katër ditë më parë, po në këtë qytet, në banesë u gjet i vdekur 60-vjeçari Petro Seferi, i cili rezultonte të kishte humbur jetën disa muaj më parë dhe askush nuk e kishte vënë re.

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?