Korçë/Po transportonin 4 kg kanabis me makinë, arrestohen dy trafikantët me precedent penal (VIDEO)

19 Dhjetor 2020, 09:57| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 10:25

  • Share

Dy persona janë arrestuar me 4 kg kanabis që ishin duke e transportuar me mjetin e tyre. Në pranga përfunduan Eltjon Mersala, 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier , i cili ka qenë i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe Petrit Shkrela, 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier, i cili është dënuar më parë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Gjatë kontrollit të policisë të mjetit tip "Volksëagen Polo" në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të Qafë-Plloçës është gjetur 4 kg kanabis. Droga ishte e ndarë në disa pako,  ndërsa janë arrestuar edhe dy trafikantët që ishin në makinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?