Kronikë

Korçë, 25-vjeçari e kthen lokalin e fshatit në pikë bastesh...Me një celular plotëson loto në grup

15 Janar 2020, 11:35| Përditesimi: 15 Janar 2020, 11:39

  • Share

Me mbylljen e pikave të basteve, ky "biznes" vazhdon në të zezë!

Një 25-vjeçar nga fshati Barç i Korçës u arrestua ng apolicia pasi u zbulua se përmes një telefoni 'smart' vendoste baste në grup për ndeshje sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të të riut me inicialet H. Xh.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular, i cili përdorej nga 25-vjeçari, për vendosjen e basteve sportive.

i riu do të hetohet nga Prokuroria e Korçës për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?