Korçë/ Kishte kontrabanduar nga Greqia 1637 kuti me ilaçe, arrestohet 39-vjeçari! Nën hetim bashkëshortja farmaciste dhe vjehrri i tij

29 Tetor, 10:44| Përditesimi: 29 Tetor, 10:58

  • Share

Një 39- vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, ditën e sotme pasi kishte kontrabanduar nga Greqia, 1637 kuti me ilaçe, për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare finalizoi operacionin policor të koduar "Relations", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 39 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë bashkëshortja dhe vjehrri i tij, përkatësisht R. Z., 36 vjeçe dhe N. Z., 64 vjeç, të tre banues në Bilisht.

Nga kontrollet e bëra nga policia, në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale, të cilat më pas edhe janë sekuestruar.

 “Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi B. M. kontrabandonte ilaçe nga Greqia, për t’i shitur në biznesin e familjes, farmacinë ku punonte bashkëshortja e tij. Nga kontrollet në banesën e shtetasit N. Z., përveç 1637 kutive me ilaçe, pa pullë fiskale, u gjetën dhe 83 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse dhe ato nuk ishin të pajisura me pullë fiskale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?