Korçë/ Atentat me armë zjarri të dënuarit për shpërndarje droge, shenjestra shpëton për mrekulli (VIDEO)

30 Gusht 2019, 21:57| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 22:42

  • Share

KORÇË-  Pas Vlorës, një tjetër atentat me armë zjarri është shënuar në në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e njohur si ish-depoja e ujit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, person me precedent penalë në fushën e narkotikëve.

Mësohet se në momentin kur është qëlluar me armë në drejtim të banesë së tij, Kulla ka qenë në banesë.

Kulla figuron i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. Kulla ka vujtur dënimin në burgun e Drenovës ndonëse nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Gjatë dënimit ai ka bërë edhe një grevë urie ndaj autoriteteve duke pretenduar se droga me të cilën ishte ndaluar në 24 qershor 2012.

Më vonë ai dënua sërish për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2016 ai ndalua nga policia e antidrogës në Korçë. Asokohe Kulla u dhunua në ambientet e lokalit ku u ndalua me lëndë narkotike dhe lidhur me këtë ngjarje akuzoi shefin e antidrogës Buis Hysi.

Pak muaj më vonë, në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën "Qemal Stafa" pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete.

Juxhin Kulla

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?