Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë

Sociale

Korçë, riaktivizohet zjarri në Arëz në kufi me Greqinë

23 Gusht 2023, 09:54| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 09:58

  • Share

KORÇE - Zjarri në Arëz, në kufi me Greqinë është riaktivizuar por sot në mëngjes.  Sipas informacioneve nga emergjencat është vënë nën kontroll dhe po merren masa për mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit.

Në terren prej mëngjesit të sotëm ka qënë shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës.

Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e policisë së shtetit.

Zjarri në këtë zonë ka nisur para 3 ditëve por është izoluar herë pas here.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?