Pas daljes së avionit nga pista dhe përfshirja nga flakët si pasojë e përplasjes me murin TV Korean MBC ka publikuar një video ku tregon shpërthimin e motorit të djathtë para uljes emergjente në aeroportin ndërkombëtar Muan.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se arsyeja që çoi në këtë aksident tragjik është përplasja e avionit me një tufë zogjsh.
Deri më tani raportohet se kanë vdekur të 179 pasagjerë dhe vetëm 2 persona kanë mbijetuar.
Lajmi kryesor:
Korea e Jugut/ Avioni del nga pista, përplaset me murin dhe shpërthen në flakë, 179 të vdekur, 2 të mbijetuar! Presidenti shpall 7 ditë zie kombëtare (VIDEO)
Xh.K/I.M/ReportTv.al