Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Ukrainës, ja arsyeja

20 Qershor, 16:09| Përditesimi: 20 Qershor, 16:12

  • Share

1718892653_egrergerhgerht.JPG

Chang Ho-jin

Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për të furnizuar me armë Ukrainën, pasi Pheniani dhe Moska nënshkruan traktatin që siguron angazhim të ndërsjellë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast se ndonjë prej vendeve sulmohet.

"Ne planifikojmë të rishqyrtojmë çështjen e mbështetjes me armë për Ukrainën”,- tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Chang Ho-jin , duke sugjeruar një ndryshim në politikën e Seulit për ndalimin e ndihmës për Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, Chang njoftoi sanksione të reja ndaj subjekteve të lidhura me Korenë e Veriut dhe Rusinë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rumania do t'i dhurojë Ukrainës një sistem Patriot! Korea e Jugut do të rishqyrtojë vendimin e saj për furnizimin me armë të Kievit


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?