Tunelet ku kryheshin testet bërthamore në Korenë e Veriut

Bota

Koreja e Veriut “i përgjigjet” Trumpit, publikon pamjet e shkatërrimit të tuneleve bërthamore

25 Maj 2018, 15:24| Përditesimi: 25 Maj 2018, 15:29

  • Share

Koreja e Veriut ka publikuar disa pamje të freskëta të asaj që thotë se ishte shkatërrimi i një poligoni të testimeve bërthamore.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të anuluar një samit të 12 qershorit me Kim Jong-un.

Siç thuhet më tej, Koreja e Veriut të premten tha se ishte ende e gatshme të fliste me Shtetet e Bashkuara ‘çdo kohë dhe në çdo formë’ pas njoftimit të Trump, një vendim që Pyangyang e përshkroi si ‘jashtëzakonisht për keqardhje’.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim ishte duke u përgatitur për bisedimet dhe shprehu habinë për anulimin.

Ne përsërisim gatishmërinë tonë për t’u ulur ballë për ballë në çdo kohë në çdo formë për të zgjidhur problemin.

Kim Jong-un

Presidenti Donald Trump bëri të ditur të enjten se ka anuluar takimin e tij të planifikuar me Kim Jong-un, duke fajësuar për “armiqësi të hapur” regjimin e Koresë së Veriut dhe duke paralajmëruar Pyongyangin kundër kryerjes së ndonjë “veprimi të pamend apo të pamatur”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?