Koreja e Veriut: Kim Jong Un heq dorë nga disa copëza pushteti dhe ia kalon motrës së tij (për të lehtësuar stresin)

21 Gusht 2020, 12:00| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 12:03

  • Share

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të delegojë disa nga pushtetet e tij tek bashkëpunëtorët më të ngushtë, përfshirë motrën e tij, Kim Yo-jong.

Lajmi është bërë publik nga inteligjenca e kryeqytetit Seul, në Korenë e Jugut pas zhvillimit të një seance me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Veriut.

Sipas Pyongyang-ut zyrtar, heqja dorë nga disa pushtete bëhet me qëllim për lehtësimin e stresit të liderit suprem, megjithatë Kim, në praktikë, ende do mbajë autoritetin absolut.

Ndër të tjera, motra e Kim (nr. 2 në regjimin e Koresë së Veriut) do të menaxhojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?