Raketa balistike të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike! Washingtoni dhe Seuli përgatiten për stërvitje ushtarake

18 Shkurt 2023, 16:08| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 16:15

  • Share

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi në brigjet e saj lindore, thanë të shtunën autoritetet koreano-jugore dhe japoneze. Kjo është hera e dytë që Koreja e Veriut provokon me raketa të tilla të lëshuara gjatë këtij viti.

Sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, raketa balistike dyshohet të jetë një raketë me rreze të gjatë veprimi që është lëshuar nga zona Sunan pranë kryeqytetit, Phenian.

Ushtria po analizon specifikimet e nisjes, të tilla si distanca e fluturimit, lartësia dhe shpejtësia.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë e karakterizoi raketën si një raketë "të klasit ICBM" që fluturoi për më shumë se një orë përpara se të ulej rreth 200 kilometra në perëndim të ishullit Oshima të Hokkaido. Lartësia e raketës arrin deri në 5700 kilometra dhe distancën në 900 kilometra, duke u ulur brenda zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Zjarri i raketave të së shtunës vjen pas një paralajmërimi të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, se veprimet e planifikuara nga SHBA, përfshirë 20 stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut këtë vit, do të nxisin sërish tensione në Gadishullin Koeran.

Në deklaratën e saj, të postuar në mediat shtetërore Koreja e Veriut, kritikoi Uashingtonin për "thirrje me forcë" të një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara "për të diskutuar me të drejtën e Phenianit për vetëmbrojtje.

Koreja e Jugut njoftoi këtë javë një seri stërvitjesh ushtarake me Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të forcojnë përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

Japonia bëri të ditur se nuk është raportuar asnjë dëmtim nga raketa e lëshuar të shtunën. Lëshimi i saj është pjesë e një numri rekord provash me raketa të Phenianit, si përgjigje ndaj atyre që Koreja e Veriut i sheh si kërcënime ndaj udhëheqjes së vendit.

Stërvitjet mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, që pritet të mbahen në mes të muajit mars do të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?