Foto nga sateliti të anijes në Korenë së Veriut

Bota

Koreja e Veriut përdor dron misterioz për të shpëtuar anijen e dëmtuar luftarake

31 Maj, 21:22| Përditesimi: 31 Maj, 21:26

  • Share

Fotografitë e reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka vendosur disa objekte të ngjashme me dronë pranë anijes së saj luftarake prej 5,000 tonësh, e cila prej javës së kaluar është shtrirë anash dhe pjesërisht e zhytur në ujë pas një dështimi gjatë lansimit.

Qëllimi i këtyre dronëve nuk është i qartë, por ekspertët thonë se ata mund të përdoren për të ndihmuar kthimin e anijes në pozicion ose për ta mbrojtur atë nga vëzhgimi i dronëve të huaj.

Anija, që ishte më e reja dhe simbol i modernizimit ushtarak, dëmtoi pjesën e pasme në një lansim të dështuar më 21 maj, duke e lënë gjysmë të zhytur dhe të bllokuar në rampë.

Udhëheqësi Kim Jong Un e quajti këtë një “akt kriminal” dhe urdhëroi riparimin urgjent para një seance të rëndësishme të partisë në fund të qershorit, duke e konsideruar çështje nderi kombëtar.

Qeveria ka arrestuar disa persona përgjegjës dhe po punon intensivisht për riparimin. Analistët besojnë se dronët janë pjesë e përpjekjeve për stabilizimin dhe riparimin e shpejtë të anijes, ndoshta për të parandaluar përmbytjen ose për të mbrojtur nga spiunazhi ajror.

Ekspertët paralajmërojnë se pozicioni i anijes, gjysmë në ujë dhe gjysmë në tokë, e bën shumë të vështirë riparimin dhe shpëtimin, dhe se mund të nevojitet ndarja e saj në pjesë për të shmangur dëme të mëtejshme./CNN

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?