Udhëheqësi i Koresë së Veriut me disa ushtarë në Phenian

Bota

Koreja e Veriut pranon dërgimin e trupave në Rusi, SHBA: Të shqetësuar për përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë! Seuli: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

28 Prill, 07:50| Përditesimi: 28 Prill, 07:56

  • Share

Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të mbështetur Rusinë në luftën kundër Ukrainës, në bazë të një traktati të mbrojtjes reciproke mes dy vendeve. Lajmi u bë publik nga agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA, e cila njoftoi se dislokimi u krye me urdhër të Kim Jong-un dhe ka ndodhur në rajonin e Kurskut në territorin rus.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësim për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë, duke e cilësuar vendosjen ushtarake si të papranueshme dhe duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të mbështetjes ndaj Rusisë, raporton La Repubblica. 

"Ne mbetemi të shqetësuar për përfshirjen e drejtpërdrejtë (të Koresë së Veriut) në luftë. Dislokimi ushtarak në Rusi dhe çdo mbështetje e dhënë nga Federata Ruse në këmbim duhet të përfundojë," tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se vendet e treta si Koreja e Veriut "mbajnë përgjegjësi" për luftën.

Koreja e Jugut e dënoi gjithashtu ashpër veprimin, duke e quajtur një “akt kriminal” dhe një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Autoritetet në Seul paralajmëruan se nëse bashkëpunimi ushtarak midis Phenianit dhe Moskës vazhdon, do të ndërmerren masa të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Zyrtarët koreano-jugorë akuzuan gjithashtu Korenë e Veriut dhe Rusinë për hipokrizi, duke thënë se pas mohimeve të vazhdueshme për përfshirje, tani po e pranojnë publikisht në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?