Udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un duke inspektuar kokat bërthamore

Koreja e Veriut teston sërish një dron nënujor në afërsi të Seulit, ‘cunami’ i gatshëm për sulme bërthamore

8 Prill 2023, 13:37| Përditesimi: 8 Prill 2023, 13:42

  • Share

Koreja e Veriut kreu një tjetër testim të një lloj arme sulmi nënujore pa pilot me aftësi bërthamore, i projektuar për të kryer sulme të fshehta në ujërat e armikut.Droni i quajtur Haeil-2 që përkthehet cunami në koreanisht, kaloi me sukses provën në ujërat e Seulit.

Agjencia e lajmeve KCNA raportoi se gjatë testit të sistemit të armëve strategjike nënujore që u zhvillua nga e marta deri të premten, droni nënujor përshkoi 1000 kilometra në 71 orë e gjashtë minuta gjatë provës dhe goditi me sukses një objektiv të simuluar.

Analistët thanë se Koreja e Veriut po shfaq aftësitë e saj të ndryshme të shpërndarjes bërthamore kundër Uashingtonit dhe Seulit, megjithëse ata ishin skeptikë nëse automjeti nënujor ishte gati për vendosje.

"Testi vërtetoi në mënyrë të përsosur besueshmërinë e sistemit të armëve strategjike nënujor dhe aftësinë e tij të sulmit fatal," tha KCNA.

Koreja e Veriut ka rritur aktivitetet e saj ushtarake javët e fundit, duke protestuar ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

Koreja e Veriut ka testuar rregullisht armë të ndryshme për muaj të tërë dhe ka rritur aktivitetin e saj javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Koree Jugore.Ajo zbuloi koka të reja bërthamore më të vogla dhe lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale të aftë për të goditur kudo në Shtetet e Bashkuara.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?