Media shtetërore e Koresë së Veriut publikon imazhe të

Koreja e Veriut teston sistemin e armëve bërthamore nënujore

19 Janar, 10:45| Përditesimi: 19 Janar, 10:46

  • Share

Koreja e Veriut ka kryer testimin e armëve bërthamore nënujore. Mediat shtetërore raportuan se testimi i armëve bërthamore u zhvillua në brigjet lindore të Koresë së Veriut. Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe aleatët nuk i janë përgjigjur ende provokimit të fundit.

Koreja e Veriut tha se ishte provokuar nga stërvitjet e përbashkëta nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio për të kryer një test të armëve të saj nënujore dhe akuzoi se ata kishin ndikuar në “destabilizimin e mëtejshëm të situatës rajonale” dhe kërcënim të sigurisë së Veriut, raporton BBC.

Udhëheqësi i Phenianit, Kim Jong Un, ka qenë gjithashtu gjithnjë e më agresiv në drejtimin e politikave dhe retorikën e tij, duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synonin ruajtjen e paqes në muajt e fundit.

Nga ana tjetër, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia thonë se kanë kryer më shumë stërvitje gjatë vitit të kaluar si një përgjigje parandaluese ndaj rritjes së veprimeve ushtarake të Koresë së Veriut, të cilat përfshijnë teste të shumta të raketave të saj balistike bërthamore dhe lëshime të armëve të reja

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?