Koreografi e 'Delie'

Koreografi dhe heshtje në stadium, në Serbi nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë (VIDEO)

30 Shtator 2023, 21:25| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 21:29

  • Share

Në Beograd, tifozët e Crvena Zvezdës kanë nderuar terroristin e vrarë në Banjskë të Kosovës një javë më parë. Në ndeshjen e raundit të 10-të në Superligën serbe të futbollit, tifozët e Zvezdës (Delie) heshtën për 31 minuta në nderim të Stefan Nedeljkovic, që mbeti i vrarë në dyluftimet me policinë speciale të Kosovës.

Në "Maracana" tifozët i kushtuan edhe një koreografi speciale 31 vjeçarit, teksa qëndruan po për kaq minuta në heshtje dhe më pas brohoritën duke kënduar edhe këngë nacionaliste. Stefan Nedeljkovic njihej si tifoz i Crvenës dhe në stadium ishte edhe një foto e tij.

Kujtojmë se në 24 shtator një grup i armatosur u fut nga Serbia në Kosovë dhe la të vrarë policin Afrim Bunjaku (Dëshmor i Atdheut) në Banjskë. Për këtë policia kosovare ndërhyri duke sprapsur rrezikun dhe lënë të vrarë tre nga terroristët e grupit që kishte një armatim të rëndë, i cili u sekuestrua nga forcat e rendit në Kosovë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 01/10/2023 09:41

    DJALLIN E KEMI NË KRYEVENDIT NË TIRANË !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?