Historia e dashurisë që lindi në DWTS mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt mori vëmendje të madhe në faqet rozë. Koreografja e spektaklit Ola Hasani zbuloi se në fakt Elhaida ka pasur një pëlqim për balerinin, që para spektaklit.
“Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte” tha ajo, teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi.”
Elhaida dhe Lediani janë përballur me komentet negative pasi bënë publike lidhjen e tyre pasi balerini ka qenë në një lidhje shumë vjeçare por sipas tij ka mbetur në të shkuarën.
“S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, tha balerini.
Ndërsa Elhaida tha se nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, ka thënë Elhaida.