Kanabisi i sekuestruar

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Korfuz, 8 në pranga! Në kërkim drejtuesi i shqiptar! Prej korrikut 2021 trafikonte drogë nga Shqipëria

14 Janar 2023, 13:52| Përditesimi: 14 Janar 2023, 14:25

  • Share

GREQI- Policia e Korfuzit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria. 8 persona kanë rënë në pranga, mes tyre tre shqiptarë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një prej drejtuesit e bandës që është me origjinë shqiptare. Ky i fundit bashkëpunonte për veprimtarinë e grupit me një grek i cili aktualisht ndodhet në grup dhe bashkë me shqiptarin drejtonin trafikun e drogës. Gjithashtu autoritetet greke kanë vënë nën hetim 20 persona që blenë drogën nga ky grup.

Ky grup kriminal ka filluar të funksionojë prej muajit korrik 2021. Këtij grupi në 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë.

Kreu i grupit është një shtetas shqiptar 34-vjeç me banim të përhershëm jashtë Greqisë, i cili furnizonte grupin me drogë. Dy nëndrejtuesit e grupit, 54 vjeç dhe 77 vjeç me origjinë greke, u arrestuan një ditë më parë. Drejtuesi i grupit ishte përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në Korfuz si dhe udhëzonte dy grekët për shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrolleve ditën e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 567 gram marijuanë, 2 peshore elektronike, 3970 euro, 1 motor, 1 makinë, 6 celularë. Sasia totale e marijuanës së trafikuar, nga aktiviteti kriminal i grupit në periudhën në shqyrtim, nga korriku 2021 deri në asgjësimin e tij, arrin në të paktën 30 kilogramë, nga të cilat 19 kilogramë janë konfiskuar ndërsa përfitimi financiar total llogaritet të kalojë 180.000 euro.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?