Koronaviriusi/ Skerdi Faria: Situata tepër e rëndë, Italia nuk mund ta arrijë pikun as në mes të prillit

26 Mars 2020, 22:37| Përditesimi: 27 Mars 2020, 02:09

  • Share

Kirurgu plastikës, Skerdi Faria ka theksuar edhe njëherë se situata është tepër e vështirë në Itali për shkak të koronavirusit dhe se statistikat e publikuara nuk janë të sakta.

“Ato që sillen nëpër statistikat e televizioneve nuk janë numri real i të prekurve, siç e ka pranuar edhe vete Mbrojtja Civile dhe Instituti i Shëndetit Sanitar, pasi nuk iu bëhet tamponi të gjithë personave të prekur nga virusi”, shprehet Faria.

Sipas Farias, Italia nuk e ka arritur ende pikun dhe në këtë gjendje nuk pritet ta arrijë as në mes të prillit.

“Italia nuk e ka arritur ende pikun. Pritej që piku të arrihej para një jave për shkak të masave të marra dhe nuk u arrit. S’është arritur as këto ditë dhe nuk besoj se do të arrihet diku midis 2 dhe 15 prillit. Të prekurit janë shumë më tepër sesa e thonë statistikat. 80% e të prekurve nuk kanë simtoma. Kjo bën që ata të mos iu afrohen instituciuoneve shëndetësore për trajtim. Këta janë edhe ata më të rrezikshmit.”

Faria shprehet se qeveria Italiane është paqartë për masat që merr duke mos sjellë ende një zgjidhje.

Qeveria nuk është ende e qartë për masat që merr. Në mëngjes bën një dekret, në darkë një tjetër, po ashtu ka debate me sindikatat dhe për fat të keq pavarësisht marrjes së masave të rënda shtrënguese. Sot është i 4-ti modul që del (i cili është një autoçertifikatë e printuar që shërben për të lëvizur), dhe nuk ka ende një zgjidhje.

Duhet ruajtur shëndeti i njerëzve dhe popullatës. 

Në Itali ky ndërgjegjësim ka ardhur gradualisht. Në fillim as vetë nuk e kam marrë me aq seriozitet situatën. Kjo ishte e papritur dhe e papërllogaritur. Me kalimin e kohës dhe vështirësimin e situatës atëherë edhe sensibilizimi i njerëzve është rritur. Megjithatë masat janë marrë shumë me vonesë”, thotë ndër të tjera doktori.

Ora 01:42
‘Jo dhjamin, por do vijnë për të hequr leshtë...’, Doktori i Vipave rrëfen ‘efektet’ pas-korona: Ja cili do të jetë problemi

Doktori  Skerdi Faria shprehet se vijon të jetë i izoluar në shtëpi që nga 12 marsi dhe se qendra estetike ku ai punon ka spostuar me qindra operacione estetike pas 9 marsit. Megjithatë, e rëndësishme është shëndeti pasi “ato mund të riorganizohen” sërish thekson doktori.

“Kemi spostuar me qindra operacione estetike pas mbylljes së qëndrave estetiste. Por ato mund të riorganizohen serisht dhe ky është mendimi i fundit. Problemi më i madh që ka qenë për ne ishin pacientët të cilët ishin operuar dhe kishin nevojë për mjekim. Po është rregulluar edhe kjo. Madje kemi shkuar dhe në shtëpi të pacientëve për t’iu çuar mjekimet. Për fat të mirë jemi shumë, jemi 90 e ca veta staf dhe iu dalim për zot të gjithë pacientëve që kanë nevojë për trajtim”, ka thënë Faria.

Batutës së gazetares Odeta Dume se pas kësaj situate me koronavirusin, shumica e pacientëve do të frekuentojnë klinikën për të hequr dhjamin, doktori i plastikës Skerdi Faria është përgjigjur plotë humor se në atë moment problem do të jetë depilimi dhe jo dhjami.

“Unë mendoj se do të vijnë për të hequr leshët në fakt... Për tu depiluar. Punë do të kenë berberat në këtë rast dhe ne që debilojmë robt. Por edhe ata që janë shëndoshur. Njeriu i mbyllur djeg më pak kalori dhe duke qenë se ndodhet në një gjendje të brendshme trishtimi shkon e i drejtohet frigoriferit si mikun më të ngushtë që ka... “, ka thënë Faria.

Doktori  Faria thekson se në këtë llojë situate ne duhet të përpiqemi të ruajmë ritmet tona.

“Ne duhet të përpiqemi të ruajmë ritmet tona, të ruajmë lëvizjen e trupit tonë dhe të mendjes tonë. Dmth gjatë ditës të jemi aktiv...”.

I izoluar në banesën e tij, Faria tregon se po kalon momente të mira nën shoqërinë e familjes, për të cilët shprehet me shaka që “kam zbuluar se më duan akoma”. Ai po ashtu tregon se gjatë ditës mundohet të qëndrojë aktiv duke u marrë me një sërë aktivitetesh.

Komento

Komente

  • XYZ: 27/03/2020 02:23

    Ke ngel pa pune ti o legen. Ri ha nje mut tashi se e nja 1 vit se kan mendjen ku*vat te bejne byzet e bythen silikon tek ty. Ik lutju Rames te te jap ndonje lek ndihme si gjynaf.

    Përgjigju
    • Tonin: 27/03/2020 05:35

      Mos e shaj dhjarin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?