Foto ilustruese

Bota

Koronavirus, 288 viktima dhe mbi 14 mijë raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Itali

29 Prill 2021, 19:01| Përditesimi: 29 Prill 2021, 19:03

  • Share

Italia ka regjistruar sot një tjetër bilanc negativ sa i përket pandemisë së COVID. Në 24 orët e fundit, vendi fqinjë ka regjistruar 14.320 raste të reja COVID. Ndërkohë 288 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 120 544 që nga nisja e pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuarve me COVID në Itali ka kaluar shifrën e 4 milionëve. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 18.088 persona, ndërsa deri më tani, Italia ka vaksinuar vetëm 10% të popullsisë.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 2.306 raste të reja me Covid-19, e ndjekur nga Cmpania me 1.986 të infektuar, më pas Puglia me 1.501, Lazio me 1.124 raste të reja, Piemonte me 1.084, Sicilia me 1.061 dhe Toscana 1.052 të infektuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?