Koronavirus/ Belgjika njofton lehtësimin gradual të masave, nga 4 maji bizneset, shkollat ​​dhe jeta shoqërore rifillon me faza

25 Prill 2020, 04:27| Përditesimi: 25 Prill 2020, 04:48

  • Share

Belgjika njofton se gradualisht do të heqë kufizimet për koronavirusin gjatë muajit maji, duke lejuar që bizneset, shkollat ​​dhe jetën shoqërore të rifillojnë në disa faza.

Sipas kryeministres belge, Sophie Wilmes, bllokimi do të fillojë të lehtësohet nga 4 maji, kur do të hiqen kufizimet për sportet në ajër të hapur dhe transportin publik.

Të gjitha bizneset do të lejohen të rihapen nga 11 maji dhe shkollat ​​nga 18 maji. Përtej kësaj, vendet e tjera publike, të tilla si kafene, bare, restorante, mund të rihapen gradualisht në qershor.

Wilmes tha se përhapja e virusit ishte ngadalësuar në Belgjikë, por theksoi se situata ishte ende kritike.

"Asgjë nuk është e bardha mbi të zezë," tha Kryeministrja.

Belgjika shpalli një bllokim mbarëkombëtar për krizën e koronavirusit më 18 mars, duke ndjekur shembullin e disa vendeve evropiane.

Nga të dhënat e bëra publike, deri tani vendi ka shënuar 44,293 raste të konfirmuara të koronavirusit, 6,679 vdekje dhe 10,122 persona të tjerë të shëruar pas infektimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?