Koronavirus fut në krizë ekonomike futbollin, Seria A dhe shumë klube në Europë kërkojnë reduktimin e pagave të lojtarëve (VIDEO)

19 Mars 2020, 10:18| Përditesimi: 19 Mars 2020, 13:03

  • Share

Ndalimi i aktiviteteve futbollistike për shkak të koronavirusit po i shkakton një dëm të madh ekonik klubeve të futbollit në Europë, por jo vetëm. Për këtë arsye, sidomos në kontinetin e vjetër, kanë nisur diskutimet, por edhe masat e para për reduktimin e pagave të futbollistëve.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane presidenti i federatës së futbollit Gabriele Gavrina është shprehur se po mendohet ulja e pagave të lojtarëve në çdo nivel të futbollit, sidomos në kategoritë elitare. Sipas Gavrina nëse situata vijon e njëjtë atëherë kjo masë do të jetë e pashmangshme.

Nëse në Itali janë ende në fazën e idesë në Francë dhe më konkretisht te ekipi i Lyon kjo masë tashmë është marrë. Në një njoftim të klubit thuhet se për shkak të prishjes së konkurencës që ka shkaktuar koronavirus kanë marrë masën për reduktimin e pagave të një pjesë të stafit, ndërsa për disa të tjerë janë pezulluar përkohësisht.

Ndërkohë sinjale të njëjta vijnë edhe nga Bundesliga, me CEO-n e Hertha të Berlinit që ka deklaruar se nëse kampionati nuk rifillon shpejt atëherë do të mendojnë reduktimin e pagave të stafit. Sakaq në Skoci presidentja e ekipit të Hearts i ka kërkuar pjestarëve të klubit të pranojnë zbritjen e pagës me 50%. Sipas njoftimit të klubit kush nuk e pranon këtë kërkesë do t’i ofrohet mundësia e shkëputjes së kontratës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledio: 19/03/2020 10:26

    Ky virus vertet i keq, por po vendos eqilibra dhe kthime te vendimeve shume revoltuese. Nje futbollist paguhet me dhjetera miliona euro ne vit. Qesharake! Dhe shumica prej tyre i ke krejt pa shkolle. Ndersa mjeket ne rang global paguhen ne menyre qesharake ne raport me futbollistet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?