Koronavirus i merr jetën ish-presidentit të Marseille, udhëhoqi francezët në kohën e Lorik Canës

1 Prill 2020, 10:52| Përditesimi: 1 Prill 2020, 10:57

  • Share

Ish-presidenti i Marseille-s në Francë, Pape Diuf, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit. Lajmin e raportuan familjarët e tij dhe klubi francez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ditën e martë.

Diuf ka qenë president i Marseille-s nga viti 2005-2009, ndërsa kishte shtetësinë senegaleze dhe franceze. Ditën e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se ishte infektuar me COVID-19, ndërsa nuk mundi ta fitonte këtë luftë.

Diuf u bë personi i parë që humb jetën për shkak të koronavirusit në Senegal. Presidenca e tij te Marseille korrespondon me kohën që ka luajtur si futbollist ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?