Koronavirus ndërpret përfundimisht kampionatin belg, shpallet fituesi

2 Prill 2020, 15:22| Përditesimi: 2 Prill 2020, 15:29

  • Share

Kampionati belg i futbollit është bërë kampionati i parë në Europë që ndërpritet përfundimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një kohë kur UEFA dhe FIFA studiojnë të gjithë mundësitë për rinsijen e kampionateve vjen ky lajm i cili ka të ngjarë të përsëritet edhe në vende të tjera europiane.

Vendimi për ndërprerjen e kampionatit u mor pas mbledhjes së jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv të ditës së sotme. Si rrjedhojë u vendos që të shpallej kampion Cub Bruuge, ekipi që ishte +15 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Gent. Jupiler League, siç njihet ndryshe kampionati belg, kishte zhvilluar deri më tani 29 javë kampionat.

Një nga arsyet që e ka çuar federatën belge të marrë këtë vendim eskstrem është se në raport me numrin e popullisë Belgjika është shteti më i prekur nga COVID-19 në botë.

Ky lajm vjen në kundërshtim me vendimet që mori dje UEFA, por siç duket federata belge ka vendosur t'i japë prioritet shëndetit të lojtarëve dhe njërzve të tjerë që mund të përfshihen në këtë sport. UEFA të mërkurën reklamoi faktin që kampionatet në Europë duhet të mbylleshin me patjetër, por për rifillimin e tij nuk do të mereshin parasysh muajt prill dhe maj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?