Koronavirus në Shqipëri/ 14 pacientë rezultojnë negativ pas testeve, shkon në 31 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë...

27 Mars 2020, 00:01| Përditesimi: 27 Mars 2020, 00:29

  • Share

Përtej lajmit tragjik për një tjetër jetë të humbur mbrëmjen e sotme, duke çuar në 7 numrin e viktimave, kryeministri Rama ka dhënë edhe një lajm të gëzueshëm. 14 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar sot. Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e çuar në 31 numrin total të personave që e kanë fituar këtë betejë.

“Lajm i mirë: 14 të shëruar sot”, shkruan Rama.

174 persona janë infektuar deri tani në Shqipëri, ndërsa një tjetër e moshuar ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 mbrëmjen e sotme duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shkallë vendi në 7.  E moshuara ishte një 85-vjeçare nga Tirana, e cila ishte transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Infektivit pasditen e sotme.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?