Dje 9 të shëruar të tjerë nga COVID-19, numri i të infektuarve që fituan betejën shkon në 76

2 Prill 2020, 08:05| Përditesimi: 2 Prill 2020, 08:57

  • Share

TIRANË - 9 persona të tjerë janë shëruar nga COVID-19 ditën e djeshme duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të rikuperuar pas infektimit me COVID-19 në 76. Lajmin e gëzuar e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ashtu si dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se, 16 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nga 152 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 259. Nga 16 rastet e reja, 11 janë regjistruar në Tiranë, qyteti më i prekur nga koronavirusi, 3 në qytetin e Durrësit, 1 në qytetin e Korçës dhe 1 tjetër në Kavajë. Ndërkohë, lajmi i mirë është ditën e djeshme nuk ka patur viktima nga COVID-19 në vend. 

Mosha mesatare e të prekurve në vendin tonë është 50-vjeç e ndërsa e viktimave 66-vjeç. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 79 pacientë janë të shtruar deri tani në spitalin e Infektivit në QSUT. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 7 nga këta persona janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.

Postimi i Ogerta Manastirliut

Postimi i kryeministrit Rama

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?