Koronavirus në Greqi/ Shkon në 38 numri i të vdekurve, 95 raste të reja të të infektuarve

29 Mars 2020, 18:59| Përditesimi: 29 Mars 2020, 19:04

  • Share

Ka arritur në 38 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi, sipas të dhënave nga Sotiris Tsiodras, Qendra e Sëmundjeve Infektive. Në të njëjtën kohë, shpërthimet janë rritur teksa 95 raste të reja u shënuan sot duke çuar numrin e të infektuarve në 1.156 gjithsej, shumica në Attica. Nga të vdekurit, 29 janë burra, 9 janë gra, me një moshë mesatare prej 71 vjeç. 92% kishin sëmundje të mëparshme.

Në total janë kryer 15 mijë e 151 kontrolle dhe 5% e të sëmurëve kanë nevojë për trajtim. 69 të tjerë janë regjistruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, pjesa më e madhe e të cilëve, pra rreth 77% vuajnë nga sëmundje kronike.

Në të njëjtën kohë, një burrë ka dalë nga terapia intensive në Spitalin Alexandroupolis dhe një tjetër u shkarkua.

"Është thjeshtë maja e ajsbergut për ata që pranohen në spitale", tha Tsiodras.

Lidhur me vdekjet, Sotiris Tsiodras tha se numri i të vdekurve është i lartë për ata që janë në reanimacion pasi “47% e tyre vdesin".

"Aty shpëtohen jetë, ka zi dhe vdekje. Le të mos befasohemi nga vdekjet. Ai është rezultat i një beteje të dhunshme, ne duhet ta mbajmë shpresën tonë të paprekur," tha ai.

Një rast i koronavirusit është regjistruar edhe në një strukturë të pastrehë prej 130 personash. Reparti i Sëmundjeve infektive theksoi se të gjithë banorët e EODY janë ekzaminuar. Pacienti është shtruar në spital dhe është në gjendje të mirë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?