Koronavirus prek edhe miliarderin grek pronar të Olympiacos: Ndihem mirë, por jam karantinuar

10 Mars 2020, 14:03| Përditesimi: 10 Mars 2020, 14:57

  • Share

Koronavirus nuk po kursen asnjë. Së fundmi është mësuar se presidenti i dy klubeve me emër në Europë si Olympiacos dhe Nottingam Forest në Angli, Vangelis Marinakis, ka rezultuar mbartës i virusit. Lajmin e ka dhënë vetë Marinakis, që është një nga personat më të pasur në Greqi i cili merret me biznesin e anijeve.

Në rrjetet sociale Marinakis ka shkruar: “Virusi i fundit më ka prekur mua dhe u ndjeva i detyruar te njoftoja publikun. Ndihem mirë, po marr të gjithë masat e nevojshme dhe jam karantinuar sipas udhëzimeve të mjekësve. I këshilloj fuqimisht të gjithë bashkëqytetarëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Iu uroj të gjithëve një shërim të shpejtë.”

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?