Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Koronavirusi, 1 viktimë dhe 28 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Kosovë

29 Maj 2021, 15:32| Përditesimi: 29 Maj 2021, 15:34

  • Share

Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se po ashtu janë regjistruar edhe 28 raste të reja infeksioni.

Rastet pozitive janë nga konfirmuar në komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

Numri total i personave të infektuar me COVID në Kosovë ka shkuar në 107.382, ndërsa fatkeqësisht 2.243 persona kanë humbur jetën. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 133 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 102.652.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?