Spitali Infektiv në Tiranë

Shëndeti

195 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7431 raste aktive me COVID

29 Nëntor 2021, 18:26| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 18:49

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus nga 1,664 testime të kryera. Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave, pasi dje u regjistruan 418 raste dhe 4 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, 183 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Statistika (29 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore          195
Të shëruar në 24 orë       183
Të shtruar në spitale       161
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 1664 

Testime totale              1,392,736
Raste pozitive                199,750
Raste të shëruara          189,227
Raste Aktive                      7,431
Humbje jete                      3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            3822
Fier                  713
Gjirokastër     540
Shkodër          481
Berat               435
Durrës             400
Elbasan           336
Vlorë                235
Korçë               198
Lezhë               153
Dibër                 66
Kukës               52

Komento

Komente

  • albi: 30/11/2021 09:53

    gjithca e manipuluar. jam matematicien dhe jam i bindur 100% qe shifrat shkruhen me dore. bejne gjithcka ÷/- qe "infeksionet" ne leter mos bien nen 6000 dhe mos ngrihen mbi 8000.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?