Spitali Infektiv

2230 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë rëndë në spitale! 24436 qytetarë aktivë me COVID

22 Janar 2022, 17:42| Përditesimi: 22 Janar 2022, 18:21

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. 2,230 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 6,598 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 24,436 pacientë aktivë me COVID ndërsa 1,894 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Krahasuar me një ditë më parëka rënie të lehtë të infektimeve pasi dje kishim 2,670 raste dhe 6 të vdekur.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Statistika (22 Janar 2022)
Raste të reja ditore         2,230
Të shëruar në 24 orë      1,894
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 6,598 

Testime totale              1,621,211
Raste pozitive                 246,412
Raste të shëruara           218,679
Raste Aktive                      24,436
Humbje jete                         3,297 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            11,288 
Fier                 1,913
Elbasan          1,707
Durrës            1,644
Shkodër          1,761
Vlorë                1,498
Gjirokastër      1,192
Korçë                984
Berat                 958
Lezhë                908
Dibër                  306
Kukës                 277

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?