Foto ilustruese

Kronikë

Shifra të ulta në vend, sot 3 viktima dhe 51 raste të reja nga COVID-19

4 Maj 2021, 17:24| Përditesimi: 4 Maj 2021, 22:42

  • Share

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar edhe 51 raste të reja infeksioni.

Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur të fitonin betejën me COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i personave të infektuar me COVID ka shkuar në 131,327, ku raste aktive janë 16,299. Fatkeqësisht, 2,402 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në vend.

Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel qytetarëve që të mos ulin vigjilencën dhe të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore        51

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,995

Testime totale             643,963

Raste pozitive             131,327

Raste të shëruara       112,626

Raste Aktive                 16,299

Humbje jete                  2,402

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            13723

Fier                 720

Shkodër        375

Durrës           250

Korçë 251

Gjirokastër   246

Vlorë              235

Elbasan          129

Dibër              100

Kukës             98

Berat              90  

Lezhë             82

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?