Shënohet viktima e shtatë në Itali nga koronavirusi, 150 vdekje të reja në Kinë (VIDEO)

24 Shkurt 2020, 08:47| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 20:33

  • Share

Emergjenca e koronavirusit në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të konstatuar të infektuar ka shkuar mbi 230, 174 në Lombardi, 32 del Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte, tre në Lazio, kurse numri i atyre që kanë humbur betejën është rritur në gjashtë. Viktima e fundit është një burrë 80 vjeç i shtuar në një spital në Milano kurse dy viktimat e tjera të ditës së sotme ishin dy burra, 84 dhe 86 vjeçarë nga qyteti Bergamo.

Nga e shtuna në mbrëmje qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve. Për momentin nuk është e mundur të futesh apo dalësh në 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Ndërkaq Lombardia, Liguria, Emiglia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto janë në gjendje karantine ku janë pezulluare eventet publike, shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Nga dje janë pezulluar edhe ndeshje të Seria A të cilat më tutje mendohet të zhvillohen pa praninë e spektatorëve.

Si masë e nevojshme parandaluese janë anuluar edhe karnavalet e famshme të Venecias dhe deri më 1 mars edhe të gjitha ngjarjet rekreative dhe sportive, të cilat përfshijnë grumbullime në vende publike ose private dhe dezinfektimin e trenave rajonalë dhe jo-rajonalë. Edhe në Milano është mbyllur katedralja ‘Duomo’, simbol i kryeqytetit Lombard, si edhe kinematë, teatrot, pubet dhe diskotekat. 

Nga frika e epidemisë në shumë komuna të veriut të Italisë, banorët janë dyndur në supermarkete duke u furnizuar ekstra me ushqime duke bërë që shpejt të zbrazen raftet.

VIDEO/Situata në një Super-Market në Milano

Italia renditet tashmë e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Ajo që shqetëson OBSH për situatën italiane të koronavirusit është se jo të gjitha rastet e regjistruara të infektuar duket se kanë një histori të qartë epidemiologjike, domethënë një lidhje me udhëtimin në Kinë ose kontakte me raste të tjera të konfirmuara tashmë.

Rajoni i Lombardisë

Ndërsa sytë e europianëve janë në Itali, odisea e turistëve në bordin e anijes ‘Diamond Princess’, me spirancën e hedhur në portin e Yokohama në Japoni, ku numri i të vdekurve ka shkuar në tre, vazhdon.

Ndërkohë bilanci në Korenë e Jugut vazhdon të përkeqësohet dhe që nga dje autoritetet kanë ndezur alarmin në ngjyren e kuqe, maksimumi i pritshëm. 161 rastet e reja të zbuluara sot e kanë rritur numrin e të infektuarve në 763 kurse i viktimave ka shkuar në shtatë.

Shumica e rasteve të reja janë ende të lidhura me Kishën e sektit pseudokristian të Jezusit në qytetin Daegu në juglindje të vendit. Autoritetet po testojnë sistematikisht mijëra besnikë me qëllim identifikimin dhe izolimin e të infektuarve.

Situatë të vështirë po kalon Irani, i cili me 8 vdekjet e ditës së djeshme renditet pas kinës me numrin me të madh të atyre që kanë humbur jetën.

Në mesin e kaq shumë lajmeve të këqija, megjithatë, të paktën globalisht ka diçka pozitive: numri i personave të shëruar ngadalë po tejkalon atë të të infektuarve dhe po dëshmon se, përkundër faktit se ende nuk ekziston një vaksinë dhe kush e di se sa kohë duhet për të patur një të tillë, përhapja e emidemisë mund të kontrollohet dhe kufizohet.

Në Kinë numri i vdekjeve mbetet ende tragjik. 150 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të gjitha në Rajonin e Hubei duke e rritur numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I epidemisë së koronavirusit në 2619.  Sa i përket rasteve të reja të infektuar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet shëndetësore kineze, dje kishte vetëm 409 për një total prej 79 360
Pekini zyrtar ka vendosur të trefishojë pagat e 30,000 mjekëve që punojnë në spitalet në Hubei dhe të cilët po paguajnë një çmim shumë të lartë njerëzor: në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy të tjerë prej tyre në luftë me koronavirusin.
Në Kinë, nga ana tjetër, prodhimi i maskave kirurgjikale vazhdon shpejt edhe nëse dikush, në këto momente paniku, e shfrytëzon atë. Çmimet në faqet në internet janë rritur gjithashtu me një mesatare prej 300% kurse në Itali, shitja online e një maske ka shkuar në 40 euro. 

Ora 20:28
Koronavirusi shënon viktimën e shtatë në Itali, numri i të prekurve shkon në 222

Koronavirusi shënon në Itali viktimën e shtatë në Zonën e Lombardisë. Viktimë ka mbetur një burrë 62-vjeçar, banor në Castiglione d'Adda në Como, i cili vuante nga veshkat dhe prej kohësh i nënshtrohej dializës.

Sipas mediave italiane viktima e shtatë prej kohësh vuante nga një sërë sëmundje të tjera kronike, ndërsa pas zbulimit të infektimit me koronavirus ishte transferuar në spital mbrëmjen e 21 shkurtit.

Deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 222 duke shqetësuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e shpejtë në zonën e Lombardisë.

Ora 18:35
Mesazhi i kryebashkiakut të Milanos: Mos nxitoni të zbrazni raftet e supermarketeve por shkoni ndihmoni të moshuarit

"Në vend që të mendoni për të shkuar me nxitim në supermarkete për të rrëmbyer ushqime, përpiquni të harxhoni kohë duke u kujdesur për ata që janë më të dobët, të moshuarit tanë në veçanti që janë subjekt i rrezikut. Kjo është ajo që e bën një shoqëri të ndjeshme dhe të pjekur."

Me këto fjalë, kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, iu drejtua sot qytetarëve me një mesazh video në faqen e tij në Facebook, duke folur për psikozën që ka shpërthyer në qytet pas infektimeve prej koronavirusit, gjë që i bëri njerëzit të sulmojnë supermarketet.

Emergjenca e koronavirusit në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të konstatuar të infektuar ka shkuar mbi 230, 174 në Lombardi, 32 del Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte, tre në Lazio, kurse numri i atyre që kanë humbur betejën është rritur në gjashtë. 

Nga e shtuna në mbrëmje qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve. Për momentin nuk është e mundur të futesh apo dalësh në 11 komuna në rajonin Veneto dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Ora 18:32
Dy antiviralë anti-AIDS dhe 80 teste klinike, garë për të gjetur një kurë për koronavirusin

Po përshpejtohet gara në të gjithë botën për të gjetur terapi efektive kundër koronavirusit.

Ekzistojnë të paktën tetëdhjetë teste klinike, nga Kina në Europë dhe SHBA, ndërsa OBSH, Organizata Botërore e Shëndetit, synon të përgatisë një protokoll standard për të unifikuar parametrat laboratorikë ndërkombëtarisht.

Për momentin rastet më të rënda, madje edhe në Itali, po trajtohen me një kombinim të dy ilaçeve kundër HIV, virusi që shkakton SIDA, lopinavir dhe ritonavir, të përdorur edhe në të kaluarën për të zvogëluar ngarkesën e viruseve potencialisht pandemikë, siç janë ato që shkaktuan Mers dhe Sars në vitet 2002-2003.

Në Kinë gjithashtu po studiohen efektet e një antivirali të tretë, remdesivir, një ilaç kundër malaries.

Ora 17:02
OBSH: Bota të përgatitet për një pandemi të mundshme, jo frikë e panik

Sipas gazetës italiane 'La Stampa', sot Drejtori i i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme prej koronavirusit por jo me frikë dhe duke përhapur panik.

"Çdo vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas kontekstit të tij. Edhe OBSH do monitorojë situatën 24 orë në ditë,"- shtoi ai, duke theksuar se" ekziston nevoja për masa paraprake, por jo frikë".

Ndërkohë bilanci në Korenë e Jugut vazhdon të përkeqësohet dhe që nga dje autoritetet kanë ndezur alarmin në ngjyren e kuqe, maksimumi i pritshëm. 161 rastet e reja të zbuluara sot e kanë rritur numrin e të infektuarve në 763 kurse i viktimave ka shkuar në shtatë.

Situatë të vështirë po kalon Irani, i cili me 8 vdekjet e ditës së djeshme renditet pas kinës me numrin me të madh të atyre që kanë humbur jetën.

Në mesin e kaq shumë lajmeve të këqija, megjithatë, të paktën globalisht ka diçka pozitive: numri i personave të shëruar ngadalë po tejkalon atë të të infektuarve dhe po dëshmon se, përkundër faktit se ende nuk ekziston një vaksinë dhe kush e di se sa kohë duhet për të patur një të tillë, përhapja e emidemisë mund të kontrollohet dhe kufizohet.

Në Kinë numri i vdekjeve mbetet ende tragjik. 150 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të gjitha në Rajonin e Hubei duke e rritur numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I epidemisë së koronavirusit në 2619.  Sa i përket rasteve të reja të infektuar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet shëndetësore kineze, dje kishte vetëm 409 për një total prej 79 360.

Ora 15:26
Italia nën psikozën e frikës nga koronavirusi (FOTO)

Italia renditet e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Ajo që shqetëson OBSH për situatën italiane të koronavirusit është se jo të gjitha rastet e regjistruara të infektuar duket se kanë një histori të qartë epidemiologjike, domethënë një lidhje me udhëtimin në Kinë ose kontakte me raste të tjera të konfirmuara tashmë.

Tashmë Italia është kthyer në shtetrrethim, ku zhvillohen kontrolle për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Qytetet kryesore të Italisë janë kthyer në vende fantazmë, ku shikohen shumë pak persona nëpër rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Karnavalet në Venecia janë anuluar për të shmangur kontaktet e shukmta me njerëzit.

Maska është e pranishme tek të gjithë pothuajse në rrugët e gadishullit në formë çizmeje, duke filluar që nga punonjësit e deri tek qytetarët.

Ora 14:24
Koronavirusi, regjistrohet viktima e gjashtë në Itali, numri total i të infektuarve mbi 230

Është rritur në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 230, 175 prej të cilëve ne rajonin e Lombardisë.

Viktima e gjashtë është një burrë 80 vjeç nga Castiglione d'AAdda  i cili u testua pozitiv për koronavirus në spitalin 'Sacco' në Milano.

Po sot autoritetet konfirmuan vdekjen edhe të dy personave të tjerë, dy burra, 84 dhe 86 vjeçarë nga qyteti Bergamo.

Kryeministri Giuseppe Conte: Italia, përgjigje ndaj koronavirusit si askush tjetër

"Ne kemi marrë masa që asnjë vend tjetër nuk ka ndërmarrë dhe në vazhdim këto masa besoj se duhet të rezultojnë me ngadalësimin e numrit të të infektuarve”.

Me këto fjalë u shpreh sot Kryeministri Giuseppe Conte në Tv në emisionin "Non è la d'Urso", duke folur për masat e marra nga qeveria për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit.

Conte tha gjithashtu se  "Tani me këtë emergjencë fotografia bëhet edhe më komplekse nga pikëpamja ekonomike".

“Ekziston një shqetësim për rezervat e produkteve ushqimore në disa qytete të bllokuar në karantinë, “por ne nuk po përballemi me mungesë ushqimesh” - shpjegoi Kryeministri duke shtuar se “dënojmë me force rritjen e çmimeve të dezinfektuesve të duarve” dhe se akti është" një spekulim”.

Ora 14:01
Nga nesër në Itali, mjekë, laboratorë, ekspertë dhe ilaçe nga BE për të përmbajtur epideminë e koronavirusit

Komisioni Europian do dërgojë në Itali mjekë, laboratorë, ekspertë dhe ilaçe për të përmbajtur epideminë e koronavirusit

Me kërkesën e qeverisë italiane, Komisioni Europian do dërgojë në Itali mjekë, laboratorë, ekspertë dhe ilaçe nga vendet e tjera të BE për të përmbajtur epideminë e koronavirusit

Ndërkohë, një mision i përbashkët nga Qendra EUropiane e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të mbërrijë në Itali për të ndjekur nga afër zhvillimin e shpërthimeve të infeksionit.

Emergjenca e koronavirusit në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të konstatuar të infektuar ka shkuar mbi 220, 195 prej të cilëve vetëm në Lombardi, kurse numri i atyre që kanë humbur betejën është rritur në pesë. Dy viktimat e fundit janë dy burra, 84 dhe 86 vjeçarë nga qyteti Bergamo.

Ora 12:56
Infeksioni i koronavirusit mbërrin në Afganistan, Kuvajt dhe Bahrein, Mauritius bllokon avionin italian

Një aeroplan me pasagjerë italian u bllokua sot në Mauritius për frikën e koronavirusit sot pasi Italia konfirmoi vdekjen e saj të pestë virale në shpërthimin e parë të madh në Europë.

Dhjetra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto - dy rajonet më të prekur të Italisë  nga koronavirusi, iu thanë se duhet të ktheheshin në shtëpi ose do të përballen me karantinë 14 ditore në vendin e Oqeanit Indian.

Dyzet nga 224 personat në bord zgjodhën përfundimisht të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, mijëra njerëz po përballen me karantinën e detyruar nga autoritetet.

Ende nuk është e qartë nëse pasagjerët e tjerë apo anëtarët e ekuipazhit janë vendosur mbajtur në karantinë në Mauritius.

Dy vdekje të tjera u konfirmuan sot në Lombardi pasi një pacient në spital 84-vjeçar në Bergamo dhe një burrë 88-vjeçar nga Caselle Landi vdiq nga virusi, duke e çuar numrin e vdekjeve në Itali në pesë.

Shpërthimi i infeksioneve ka ngjallur frikë në shumë vende të tjera kufitare dhe jo.

Afganistani, Kuvajti dhe Bahreini kanë konfirmuar sot rastet e tyre të para të të infektuarve me koronavirusin kinez.

Në disa shtete, përfshirë Zvicrën dhe Francën, të djathtët kërkojnë mbylljen e kufijve, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo nuk do të shërbente për asnjë qëllim. Të tjerë, si Rumania, shpallin karantina për ata që vijnë nga Lombardia dhe Veneto. Sllovenia dhe Kroacia, ku asnjë rast nuk është konfirmuar deri më tani, kanë thirrur sot takime krizash.

Ora 12:53
Koronavirusi në Itali, BE: Ta përballojmë bashkë. Po çfarë bëjnë fqinjët europianë?

Ndërsa Italia po përpiqet të përmbajë sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e koronavirusit, fqinjët e saj përtej alpeve po përjetojnë situatën me shqetësim të veçantë.

Në disa shtete, përfshirë Zvicrën dhe Francën, të djathtët kërkojnë mbylljen e kufijve, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo nuk do të shërbente për asnjë qëllim. Të tjerë, si Rumania, shpallin karantina për ata që vijnë nga Lombardia dhe Veneto. Sllovenia dhe Kroacia, ku asnjë rast nuk është konfirmuar deri më tani, kanë thirrur sot takime krizash.

Zagrebi ka njoftuar se do të monitorojë të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia dhe se do të pezullojë të gjitha eskursionet shkollore në Itali për një muaj për të minimizuar rrezikun e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Ministria e Punëve të Jashtme në vend të kësaj ka këshilluar qytetarët kroatë të shmangin udhëtimet në Veneto dhe Lombardi, rajone që janë deklaruar "në rrezik të infeksionit koronavirus".

Në Rumani, autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë qytetarët nga rajonet italiane ku është konfirmuar COVID-19 do të karantinohen për 14 ditë, por sipas mediave lokale, udhëtarët në kufi aktualisht kërkohet vetëm të plotësojnë një modul, shkruan agjensia AP.

Në Zvicër, Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) nuk ka njoftuar ndonjë masë shtesë dhe autoritetet monitorojnë zhvillimet e situatës në Itali.

Në Austri, trafiku hekurudhor me Italinë ka rifilluar rregullisht pas një ndërprerje prej më shumë se 4 orësh.

Në Maltë, të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në porte dhe aeroporte po kontrollohen me skanues termik.

Ora 12:08
Koronavirusi, regjistrohet viktima e 5-të në Itali, Komisioni Europian ndan 232 milionë euro për përballimin e epidemisë

Italia ka regjistrua një tjetër viktimë nga koronavirusi, ai është një 86 vjeçar nga rajoni i Lombardisë duke e rritur numrin e atyre që kanë humbur jetën në pesë.

Komisioni Europian ka vendosur të ndajë 232 milionë euro për përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe për të garantuar ndihmë për vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta.

Komisionerët Europianë Stella Kyriakides dhe Janez Lenarcic e komunikuan lajmin gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Koronavirusi është një "sfidë globale" dhe kërkon "bashkëpunim nga i gjithë komuniteti", theksoi Janez Lenarcic.

Komisioneria Europiane për Shëndetësi e Unionit falënderoi autoritetet italiane për reagimin "të shpejtë dhe transparent" si dhe foli kufizime të lëvizjes në zonën Shengen duke thënë se ato janë çështje të brendshme te shteteve anëtare.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve është rritur në mbi 220.

Në rajionet e Lombardisë dhe Venetos, 500 trupa të policisë patrullojnë në brenda qyteteve dhe në hyrje të tyre 10 komunave të prekura nga infeksioni.

Komisioneri Europian për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka njoftuar se një mision i përbashkët nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit do të dërgohet nesër në Itali "në marrëveshje me autoritetet italiane". Italia- tha ai,  ka ndërmarrë "të gjitha masat e nevojshme" për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të parandaluar infeksionin, tha Kyriakides.

Ora 10:38
Koronavirusi, përhapja e shpejtë në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali, rrit frikën e pandemisë globale

Frikërat se epidemia e koronavirusit mund të shndërrohet në një pandemi, po rriten pasi shumë raste të reja po raportohen nga e gjithë bota.

Paul Hunter, një profesor epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka bërë jehonë frikës së tij, duke thënë se rsatet e shumta të konstatuar të infektuar jashtë Kinës janë "jashtëzakonisht shqetësuese" sidomos pas zhvillimeve të 24 orëve të fundit në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali.

Më herët shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte paralajmëruar se dritarja e mundësive për t’u përballur me sukses me koronavirusin e Wuhan ishte "duke u zvogëluar".

Ndërkohë bilanci në Korenë e Jugut vazhdon të përkeqësohet dhe që nga dje autoritetet kanë ndezur alarmin në ngjyren e kuqe, maksimumi i pritshëm. 161 rastet e reja të zbuluara sot e kanë rritur numrin e të infektuarve në 763 kurse i viktimave ka shkuar në shtatë.

Shumica e rasteve të reja janë ende të lidhura me Kishën e sektit pseudokristian të Jezusit në qytetin Daegu në juglindje të vendit. Autoritetet po testojnë sistematikisht mijëra besnikë me qëllim identifikimin dhe izolimin e të infektuarve.

Situatë të vështirë po kalon Irani, i cili me 8 vdekjet e ditës së djeshme renditet pas kinës me numrin me të madh të atyre që kanë humbur jetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • o njerez: 25/02/2020 05:44

    thoni te mbyllni kufijte,por sa kohe mendoni se mund te rezistoje shqiperia,nuk ka rezerva ushqimore te mjaftueshme,ekonomia bie me ritme te befasueshme nese mbyllen,mendoni pak dhe mos hapni panik te panevojshem sepse jo te gjithe mendojne qarte rreth kesaj situate dhe shumica veprojne impulsivisht.Qetesohuni dhe vazhdoni jetesen te qete duke marre masat e nevojshme individuale

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/02/2020 20:41

    Urgjentisht të mbyllen kufijte jo vetem me Italine. Nga ajri toka deti, mbyllni urgjentisht kufijte! Mbyllni kufijte se na erdhi drapëri! Mbyllini, mos te lejohet askush të dale e askush të hyje! Mby-lli-niiiiiiiii!

    Përgjigju
    • Per kafshen: 24/02/2020 23:03

      O kafshe hera pare qe jam ndakort me ty

  • Dr Flamur Topi: 24/02/2020 19:00

    Vaksina do te dale kur te dale hesapi I atyre qe kane llogaritur sesa njerez duhet te zhduken

    Përgjigju
  • vera: 24/02/2020 18:25

    Mire ti behet italianeve ...na sjellin plehrat radioktative ne shqiperi….

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/02/2020 17:59

    Mendoj te mbyllet levizja normale e njerezve me Italine per 15 dite ,duke perjashtuar nlevizjet per nevoja te domosdoshme.Po me cudit fakti qe njerezit po levizin me guida turistike.URGJENTISHT DYHEN NDALUAR LEVIZJET ME GUAIDAT TURISTIKE DERI NE NEJ URDHER TE DYTE.PO ASHTU DHE FUTJA E QYTETAREVE KINEZE NGA JASSHTE PER NE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Albani: 24/02/2020 16:49

    Mbyllni kufite me Italine perkohesisht!Te gjitha parametrat tregojne se edhe Ne do te perballemi me koronavirusin ,shume shpejte.Disa pamje te mjekeve ne Durres qarte shihet se na mungojne paisjet e duhura.

    Përgjigju
  • Jona: 24/02/2020 15:51

    Mendoj qe duhet te bllokohet te gjitha rruget hyrese, pasi kjo do te ulte rrezikun per ne si vend i vogel dhe i verfer qe jemi.

    Përgjigju
  • eda: 24/02/2020 09:06

    te mbyllen fluturimet dhe tragetet me Italine!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?