Shëndeti

Koronavirusi/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,459 raste aktive me COVID

27 Nëntor 2021, 17:48| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 17:55

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 405 raste të reja me koronavirus nga 2,657 testime të kryera. Fatkeqësisht, 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave.  Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 149 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.

Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki;152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Statistika (27 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore         405
Të shëruar në 24 orë       548
Të shtruar në spitale       149
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 2,657 
Testime totale              1,388,238
Raste pozitive                199,137
Raste të shëruara          188,593
Raste Aktive                      7,459
Humbje jete                      3,085 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë          3,880
Fier                703
Gjirokastër     539
Shkodër         489
Durrës             409
Berat              387
Elbasan            340
Vlorë                228
Korçë              213
Lezhë              159
Dibër                64
Kukës              48

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?