Kronikë

Koronavirusi/ Apel nga Franca, jeni i sëmurë? Mos përdorni ibuprofen, por paracetamol për temperaturën

14 Mars 2020, 20:27| Përditesimi: 14 Mars 2020, 20:30

  • Share

Marrja e ilaçeve anti-inflamatore, që përmbajnë ibuprofen ose kortizon "mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit" te pacientët që janë të prekur me koronavirus. Ky është paralajmërimi i Ministrit francez të Shëndetësisë, Olivier Véran. Ai u drejton një apel mjekëve dhe të sëmurëve që janë izoluar që të bëjnë kujdes të veçantë.

"Marrja e anti-inflamatorëve (ibuprofène apo kortizon mund të jetë një faktor rëndues i infeksionit. Në rast temperature, merrni paracetamol (ndër më të zakonshmet Tachipirina dhe Acetamol, etj)" thotë Olivier Véran. Gjithsesi në fund, ministri francez i Shëndetësisë apelon që  cdo person të këshillohet me mjekun për situatën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?