Kronikë

Koronavirusi, vetëm 3 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit, asnjë rast i ri me COVID në Tiranë! Shkon në mbi 871 numri i të vaksinuarve

18 Qershor 2021, 16:50| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 22:08

  • Share

Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Të shtruar në spital janë 7 pacientë, 2 më pak se një dit ëmë parë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. 

Numri total i personave të infektuar me COVID në vend ka shkuar në 132,484, ku raste aktive janë 127. Numri i viktimave ka shkuar në 2,454.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3027

 

Testime totale            771,586

Raste pozitive             132,484

Raste të shëruara        129,903

Raste Aktive                  127

Humbje jete                  2,454

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       42

Tiranë          36

Berat             12

Durrës          11

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

 

Ora 22:05
Koronavirusi, shkon në mbi 871 mijë numri i vaksinimeve të kryera që nga fillimi i fushatës, 8793 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 871 421 numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 8793 vaksinime.

Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash, duke e çuar totalin në 956,250 doza.

Ora 18:41
Asnjë rast i ri me COVID në Tiranë, në total 127 raste aktive

Asnjë rast i ri me COVID në Tiranë. Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Të shtruar në spital janë 7 pacientë, 2 më pak se një dit ëmë parë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Si duket vendi po shkon drejt triumfit me COVID.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?