Austria ka intensifikuar luftën kundër koronavirusit.
Në kufirin me Italinë, policia monitoron gjithë hyrjet dhe lejon vetëm ata që vërtetojnë se janë të shëndetshëm.
Kontrolli kufitar dhe pezullimi i plotë i trafikut hekurudhor me Italinë po bllokojnë rrugë të rëndësishme europiane, siç është ajo italo-gjermane.
Austria ndjek politikën e izolimit të Kinës dhe i ka mbyllur kufijtë e saj drejt Italisë.
Në Austri deri tani ka 361 të infektuar dhe vetëm 1 viktimë
Ndërkohë Spanja ka regjistruar 3059 të prekur nga koronavirusi kurse viktimat janë 86 kurse Gjermania ka rreth 2745 dhe 6 të vdekur
Gjemania gjithashtu ka vendosur të miratojë masa gjithnjë e më të rënda për të përmirësuar infeksionin. Në Bavari, nga dita e hënë do mbyllen shkollat, çerdhet dhe kopshtet deri më 3 prill.
Edhe më drastike është Belgjika, e cila së bashku me mbylljen e shkollave ka urdhëruar edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve si dhe ka pezulluar aktivitetet sportive dhe kulturore
Lajmi kryesor: