Koronavirusi, Banka Qendrore Evropiane: Gati të marrim masa për trajtimin e rreziqeve të COVID-19 në ekonominë globale

3 Mars 2020, 04:03| Përditesimi: 3 Mars 2020, 04:15

  • Share

1583205319_download.jpg

Banka Qendrore Evropiane (ECB) shprehet se është "e gatshme të marrë masa e duhura” për trajtimin e rreziqeve që mund të ketë shpërthimi i koronavirusit në ekonominë globale dhe tregjet financiare.

"Përhapja e koronavirusit është një situatë në zhvillim të shpejtë, e cila krijon rreziqe në perspektivën ekonomike dhe funksionimin e tregjeve financiare", tha ECB në një deklaratë të hënën.

Banka Qendrore Evropiane po monitoron nga afër zhvillimet dhe implikimet e tyre për ekonominë, inflacionin afatmesëm dhe transmetimin e politikës sonë monetare.

 "Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim masa të përshtatshme, të nevojshme dhe në përpjesëtim me rreziqet themelore", thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 3121 viktima, 90,428 të infektuar. Rritet numri i të vdekurve në SHBA, Trump takim me kompanitë farmaceutike: Bisedime për kurën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?