Vendosja e gjobave për persona që ecin të shoqëruar apo pas orarit të përcaktuar si pjesë masave për parandalimin e koronavirusit nuk po ndodh vetëm në Shqipëria. Kjo masë është marrë edhe në Belgjikë, vend i BE, për të ndërgjegjësuar qytetarët se duhet të rrinë në shtëpi,
Nëse në Shqipëri gjobat janë 10 mijë lekë të reja, në Belgjikë ato shkojnë në 500 euro nëse shihen 3 apo më shumë persona së bashku. Kjo është një masë e marrë në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe kjo po aplikohen në të gjithë vendin, ku janë ndalur edhe zhvillimi i tubimeve apo grumbullimeve të qytetarëve.
Shkelësit në Belgjikë nuk do të marrin një paralajmërim por do të gjobiten menjëherë, ndërsa policët shqiptarë në shumicën e raste u kanë kërkuar qytetarëve të kthehen ne shtëpi dhe informuara ta se nuk duhet të dalin në të kundërt do të gjobiten, duke u treguar edhe më njerëzor e solidarë me situatën e krijuar.
“Ata që udhëtojnë treshe në rrugë rrezikojnë një gjobë të menjëhershme prej 500 eurosh. Kjo nuk vjen vetëm për anëtarët e familjes që jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe jo në shtëpi më vete”, paralajmëroi Nicholas Paelinck, kryetari i komisionit vendor të policisë.
Mesa duket nëse koronavirusi nuk po i bind qytetarët se ai është i rrezikshëm dhe nuk mund të luash, ndodhsha do t’i mbajnë të kyçur në shtëpi gjobat e vendosura nga shteti si masë e domosdoshme në këtë periudhë.