Koronavirusi/ Nga nesër Berati ‘bllokon’ qarkullimin e mjeteve

14 Mars 2020, 20:21| Përditesimi: 14 Mars 2020, 20:52

  • Share

1584089167_berati.jpg

Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo bëri të ditur se nga dita e nesërme në orën 06:00 të mëngjesi do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe hyrjet e daljet e tyre në qytet. Ai tha se do të lëvizin vetëm mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit, ndërsa qytetarët që lëvizin pa asnjë arsye do të ndalohen.

‘Të dashur bashkëqytetarë, ju informoj se bazuar në udhëzimet e fundit edhe në Bashkinë Berat, vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore - ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë.  Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, do e bëj më të lehtë këtë situatë. Një falenderim i veçantë për stafet mjekësore dhe policinë e shtetit për punën e realizuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Strukturat e Bashkisë Berat do të vazhdojnë në qëndrojnë në gatishmëri për përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë’, shkruan Demo.

Njoftimi i plotë

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Beratit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Berat.

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture, do të jenë të pandërprera dhe prezente përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme, ku vlen të theksohet që në rast se nga ana e drejtuesve të mjeteve do të konstatohen shkelje të këtyre masave, sanksionet do të jenë të rrepta, në masa administrative, pezullime të lejeve të drejtimit si dhe bllokime të mjeteve.

Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të respektojnë këto kufizime,  me qëllim sigurimin e jetës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktojne në numrin 129 pa pagesë dhe ne do të jemi pranë jush!


Lajmi kryesor:

Korça dhe Berati në ‘shtetrrethim’! Nga e diela në orën 06:00 nis ndalimqarkullimi për mjetet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?