Kosova & Rajoni

Koronavirusi/ Bie numri i rasteve të reja në Kosovë, 14 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

4 Nëntor 2021, 15:32| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:37

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus nga 1,707 testime të kryera. Ajo çka vihet re, kemi një rënie të infektimeve nga dje, pasi kishim 21 raste.

Fatmirësisht, gjatë këtyre 24 orëve asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ndërsa dje kishim një viktimë.

Sakaq, nga koronavirusi janë shëruar 16 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157,402, që prej fillimit të pandemisë.

Sa i përket rasteve aktive me koronavirus, autoritet shëndetësore të Kosovës njoftojnë se janë 443.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjithë qytetet e Kosovës, mësohet se janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot, 735,357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?