Për sa kohë duhet t'i lajmë duart? Cila është largësia që duhet të kemi nga njerëzit e sëmurë që kolliten? Keni nevojë për maskë? Çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mos bëni për të zvogëluar rrezikun e infeksionit. Një seri sugjerimesh të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, Instituti i Lartë i Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetit.
- Lani duart për të paktën 20 sekonda me ujë dhe sapun ose me dezifektantë me bazë alkoli 60%
- Evitoni kontaktet e afërta. Mbani distancë të paktën 1 metër nga personat që kolliten apo kanë ethe dhe temperaturë
- Mos prekni sytë, gojën dhe hundën me duar. Duart mund të kenë prekur sipërfaqe të kontaminuara nga koronavirusi
- Tështini brenda të thelluarës së bërrylit
- Mos përdorni pa këshillën e mjekut antibiotikë apo antiviral. Antibiotikët nuk kanë efekt kundër viruseve por vetëm kundër baktereve
- Pastroni sipërfaqet që kontaktoni me dezifektant
- Përdorni maskë vetëm sipas këshillave të OBSH, vetëm kur jeni të infektuar apo kur kujdeseni për një person të sëmurë
- Mallrat e ardhura nga Kina nuk iu rrezikojnë nga infeksioni sepse virusi nuk mbijeton gjatë në sipërfaqe
- Personat që kanë ardhur nga Kina apo kanë patur kontakte me njerëz të kthyer nga Kina dhe kanë shenja të infeksionit si temperaturë e lartë, kollë dhe ethe duhet të telefonojnë në numrin e urgjencës
- Qentë dhe macet nuk janë përhapës të koronavirusit por gjithsesi pas kontaktit me to duhet të lani duart me sapun apo dezifektant
Lajmi kryesor: