Zhurmave të fundit se nëse duhet bërë apo jo testimi në masë apo jo i qytetarëve për të kuptuar se nëse janë të infektuar, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho i është përgjigjur me ‘Po’, por ka një paralajmërim të vogël.
Sipas Dashos, testimi nuk duhet bërë në mënyrë të paorganizuar, rrëmujë pasi ka kosto.
“Ne orjentohemi nga OBSH, e cila ka disa ditë që po i mëshon testimit. Madje mantra e saj ka qenë testoni, testoni, testoni. Kjo sepse disa vende si Koreja e Jugut, Tajvani kanë arritur që përmes testimit të parandalojën përhapjen e pandemisë.
Por testimi nuk mund të bëhet i paorganizuar. Të bësh testimin e paorganizuar është sikur të shkosh në luftë dhe të qëllosh në ajër pa bërë një strategji dhe pa marrë një shënjestër. Testimi duhet bërë i mirëmenduar dhe këtu unë jam shumë dakord me specialistët shqiptar që thonë që: Ne do të shohim teste që funksionojnë dhe kanë aftësi më të lartë të zbulimit të infeksionit dhe do vendosi. Kjo sepse ka rreth 3 muaj kohë që ka dalë kjo sëmundje dhe të gjithë pretendojnë se testi i tyre është më i miri.
Por OBSH dhe Bashkimi Evropian përmes markës CE apo FDA i teston të gjitha këto teste dhe thotë nëse ky test është i saktë apo jo.
Shteti ynë nuk e ka luksin që mund të kenë shtete të tjera, për të rënë pre e këtij komercializmi (garën midis kompanive të testeve)”, është shprehur Dasho.
Sipas Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho, nëse ekspertët e huaj kanë mundësinë të testojnë testet për të kuptuar se cilat janë më efektivet, në Shqipëri kjo është kosto dhe e pamundur. Për këtë arsye duhen shmangur komercializmat dhe fondet të përdoret si duhet.
Lajmi kryesor: