Pedagogia e Shkencave Sociale Haris Vogli ka një histori të pazakontë në krahasim me të tjerët. Asaj i është dashur të vetëkarantinohet dy herë nga koronavirusi, një herë në Kinë ku ndodhe për një vizitë 10 ditore për të dhënë leksione dhe një herë tani, në Shqipëri, në vendlindjen e saj. Vogli apeloi në “pa protokoll” se qëndrimi në shtëpi është mënyra më emirë që ta mposhtim sa më shpejtë këtë pandemi dhe kina ia doli pikërisht nga ky izolim total i njerëzve. Ajo gjithashtu bëri një vlerësim të madh për bluzat e bardha, që sipas saj janë të palodhur dhe heronjtë e vërtet.
“Jam vetëizoluar dy herë, një herë në Kinë ku qëndrova 10 ditë ën Pekin dhe u ktheva pa dy muajsh dhe sot janë vetizoluar këtu në Shqipëri, në shtëpinë time. Kur u ktheva nga Kina më kontrolluan në Pekin dhe Abu Dhabi. Edhe sot më ndodhi e njëjta gjë, të vetizolohem, por theksoj se kjo është gjëja e duhur për të bërë. Jam dëshmitare e punës së palodhur të mjekëve dhe sensibilizimi ynë është më e pakta që mund të bëjmë. Duhet të marrim seriozisht masat e autoriteteve. Kina ia doli sot pasi ndaloi çdo aktivitet”, tha Vogli
Lajmi kryesor: