Pas lajmit se një prift që jeton në Santa Marta, vendbanimi ku jeton edhe Papa Françesku, është testuar pozitiv për koronavirus, edhe Papa Françesku do t’i nënshtrohet testit të tamponit.
Prifti italian i cili u testua me koronavirus është shtruar në spital në Columbus, institucioni i dytë shëndetësor për Covid-19 në Romë.
Më 3 Mars Selia e Shenjtë deklaroi se papa kishte një ftohje të lehtë pas lajmeve të përhapura se Françesku ishte testuar pozitiv, por ato u deklaruan të pavërteta nga Vatikani.
Lajmi kryesor: