Foto ilustruese

Koronavirusi/ Google dhe Apple së bashku projekt për gjurmimin e të infektuarve

11 Prill 2020, 21:49| Përditesimi: 11 Prill 2020, 21:54

  • Share

Google dhe Apple janë bashkuar në një projekt për të gjurmuar të infektuarit me koronavirus, duke ndihmuar të gjithë botën.

Në maj gjigandët e teknologjisë do të bëjnë aktiv instrumentet e duhura për zhvilluesit dhe kompanitë që po hartojnë aplikacione, në të gjitha institucionet botërore, të cilat do të lejojnë ndërveprimin midis pajisjeve Android dhe iOS.

Nëpërmjet tyre do të bëhet e mundur një platformë që ndjek të infektuarit nëpërmjet Bluetooth-it.

“Ne jemi të bindur se kurrë nuk ka pasur një kohë më të rëndësishme për të punuar së bashku në përpjekjen për të zgjidhur një problem urgjent global”, shpjegoi Google dhe Apple.

Ekspertët kanë filluar t'i bëjnë thirrje sektorit privat që të ndihmojë në ndjekjen e përhapjes së koronavirusit duke përdorur të ashtuquajturin "mbikëqyrje sindromike", një teknikë që mund të përdoret për të gjurmuar pandemitë.

Kompanitë e teknologjisë janë veçanërisht të pozicionuara mirë për ta bërë atë, pasi shumica e njerëzve në ShBA posedojnë një telefon ku mund të instalohen aplikacionet. Dhe për shkak se fondet e qeverisë për mbikëqyrje sindromike janë pakësuar.

"Së dyti, në muajt e ardhshëm, Apple dhe Google do të punojnë për të mundësuar një platformë më të gjerë të gjurmimit të kontaktit me bazë Bluetooth, duke e ndërtuar këtë funksionalitet në platformat themelore"  tha Apple në një njoftim për shtyp.

Uebsajti i Google shpjegoi se si do të funksionojë kjo.

Nëse keni një telefon dhe komunikoni me dikë që është me koronavirus, mund të njoftoheni se jeni në kontakt me koronavirus.

Faqja e Google thotë se aplikacionet nuk do të mbledhin informacione të identifikueshme personalisht ose të dhëna për vendndodhjen e përdoruesit dhe njerëzit që testohen pozitivisht nuk u identifikohen përdoruesve të tjerë Google apo Apple.

"Aplikacionet do të ruajnë vendndodhjen për rreth 14 ditë. Të dhënat do të përdoren vetëm për gjurmimin e kontaktit nga autoritetet shëndetësore publike për menaxhimin e pandemisë COVID-19", tha Google.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?