LEZHË - Në 26-vite punë kjo është hera e parë që Bektash Keta me profesion taksist e ka ndaluar kaq gjatë makinën. Prej 15 ditësh taksisti nga Shëngjini nuk e ka lëvizur automjetin për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Kërkesat e qytetareve për të lëvizur, nuk kanë munguar edhe gjatë kësaj kohe, por sipas tij ai po ju përshtatet rregullave të vendosura.
“Kam 26 vjet që punoj taksist. Kjo kohë na mbylli brenda dhe ne duhet me ju përshtat. Doja të them se kam klientelë. Dikush i bie telefonit për halle familjare. Me dal deri në Lezhë, tek farmacitë, me dalë tek bankat. Unë nuk mundem të dal. I bie telefonit të policisë, por ato më thonë se nuk kam çfarë të bëj. Duhet me marr leje në Tiranë. Unë kamë burim të ardhurash vetëm me këtë taksi. Jam vetë i katërt që jetoj me këtë taks”, u shpreh taksisti Bektash Keta.
Në situatë të ngjashme janë dhjetëra taksist të licencuar në Bashkinë e Lezhës. Masat shtrënguese të qeverisë për mbrojtjen nga “virusi ri”, po i penalizojnë ata, duke ju krijuar vështirësi të shumta financiare. Duke qenë se janë taksapagues taksistet kërkojnë mbështetjen e qeverisë për sa kohë do të qëndrojnë pa punuar.
Makina kapas nevoje per te pushuar e sherbime,prandaj te kandalur kaq shum o Taksixhi,te falt zoti Ri neshtepi me grua e femije,po u merzite bjer e fli.
Përgjigjuleri filmate brenda ,ke alle lekeve
Përgjigju